MEDIA
Liga e Kampionëve, mund të ndryshojë!
9 October, 2014 @19:30
Stinorin tjetër kryesuesit e grupeve të Ligës së Kampionëve mund të jenë kampionët e shtatë ligave më të forta europiane dhe mbrojtësi i titullit të Ligës së Kampionëve!
Njoftimin e ka dhënë portali Goal.com që ka bërë të ditur se drejtuesit e UEFA-së janë duke e konsideruar ndërrimin e mënyrës së përcaktimit të bartësve të grupeve në Ligë të Kampionëve.
Deri më tani, bartësit janë përcaktuar duke u mbledhur koeficientet e ekipit përkatës sipas performancës në pesë stinorët e fundit në gara europiane, por tashmë kjo mund të mos jetë më relevante, pasi që Goal.com ka mësuar se propozimi për ndërrim të përcaktimit të bartësve të grupeve është dërguar në shqyrtim dhe po mirret në konsiderim.
Për shembull, stinorin tjetër mund të shohim një grup ku Barcelona, Bayer dhe Manchester United përbëjnë një grup të Ligës së Kampionëve. Barcelona nuk e fiton Ligën e Kampionëve e as titullin e Spanjës, por kualifikohet në Ligë të Kampionëve, Bayern bëhet kampion i Gjermanisë, derisa Manchester United gjithashtu vjen aty përmes renditjes në 4 pozitat e para të Anglisë.
Ky sistem i rinumërimit do të jetë fatal për skuadra si Arsenal dhe Schalke, që kanë mbledhur jashtëzakonisht pikë në vitet e fundit dhe përkundër se nuk po arrijnë titullin në vend, me performancat e tyre po bëhen bartës të grupeve në Ligë të Kampionëve.