KUALIFIKIMET - GRUPI C
Sllovakët vulosin krizën spanjolle
9 October, 2014 @23:58
Sllovakia ka mposhtur Spanjën sonte në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016. Miroslav Stoch ka shënuar 3 minuta para fundit të takimit për të përcaktuar fituesin e ndeshjes, pasi që spanjollët kishin barazuar në 1-1 vetëm 5 minuta më parë me anë të sulmuesit në formë të Valencias, Paco Alcacer.
Periudhës së Vicente Del Bosques dhe gjeneratës së artë të Spanjës, pas katastrofës në “Brazili 2014” tashmë definitivisht nuk po i shkruhet mirë, drejt rrugës për “Franca 2016”, pasi që ekipi modest i sllovakëve është treguar shumë më i interesuar për fitore sesa kampionët aktualë të Europës.
TABELAT AKTUALE TË KUALIFIKIMEVE PËR EURO 2016