TRONDITET ARSENAL
Edhe Koscielny i lënduar!
9 October, 2014 @21:18
Problemet e Arsenalit me lëndime nuk kanë fund. Grupit të të lënduarve i është shtuar edhe qendërmbrojtësi françez i skuadrës, Laurent Koscielny.
Ai sot është liruar nga përfaqësuesja e Francës, për shkak të problemit me thembër, ndërsa ka lënë ekipin e Topçinjëve në pikëpyetje nëse do të mund ta angazhojnë për ndeshjen e xhiros së radhës në Premier League.
Sipas informatave nga klubi, Arsenal e shikon gjendjen e Koscielnyt si lëndim të lehtë dhe pret që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Hull Cityt, transmeton Goal.com.
Koscielny do të mungojë në dy miqësoret e Francës, ndaj Portugalisë dhe Armenisë, derisa në anën tjetër klubi londinez do të shpresojë që lojtari në fjalë të shërohet deri në fundjavën e ardhshme, nga 18 tetori.