ANTI DANIMARKË
Për fitore pas gjysmë shekulli
10 October, 2014 @12:39
Shqipëria do të kërkojë fitoren e parë ndaj vendit më të afërt të Skandinavisë, Danimarkës, pas gjysmë shekulli.
Legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano, ka qenë golashënues i vetëm i një takimi kualifikues për europian, të zhvilluar në Tiranë më 30 tetor të vitit 1963, kur kishte shënuar në minutën e tretë të takimit për fitoren minimale dhe të vetme shqiptare ndaj danezëve, 1-0.
Që prej asaj kohe, Shqipëria asnjëherë nuk është takuar me Danimarkën në kualifikime për europiane, por vetëm për Kampionate Botëorore.
E në të gjitha këto ndeshje pas kësaj, Shqipëria ka arritur vetëm një barazim ndaj Danimarkës, derisa të gjitha të tjerat janë disfata.
KRONOLOGJI, Historia e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Danimarkës:
29 qershor 1963, Kopenhagë | Danimarka-Shqipëria 4-0 | Petersen 18 (P), Madsen 25, Clausen 36, Enoksen 49 | Kualifikimet për EURO 1964 |
30 tetor 1963, Tiranë | Shqipëria-Danimarka 1-0 | Panajot Pano 3 | Kualifikimet për EURO 1964 |
2 qershor 1993, Kopenhagë | Danimarka-Shqipëria 4-0 | Jensen 12, Pingel 22, 41, Møller 29 | Kualifikimet për Botërorin SHBA 1994 |
8 shtator 1993, Tiranë | Shqipëria-Danimarka 0-1 | Pingel 64 | Kualifikimet për Botërorin SHBA 1994 |
9 tetor 2004, Tiranë | Shqipëria-Danimarka 0-2 | Jørgensen 52, Tomasson 71 | Kualifikimet për Botërorin Gjermania 2006 |
8 qershor 2005, Kopenhagë | Danimarka-Shqipëria 3-1 | Larsen 4, 46, Jørgensen 54; Bogdani 72 | Kualifikimet për Botërorin Gjermania 2006 |
1 prill 2009, Kopenhagë | Danimarka-Shqipëria 3-0 | Andreasen 31, Larsen 37, C. Poulsen 80 | Kualifikimet për Botërorin Afrika Jugore 2010 |
9 shtator 2009, Tiranë | Shqipëria-Danimarka 1-1 | Bogdani 50; Bendtner 40 | Kualifikimet për Botërorin Afrika Jugore 2010 |