EROS GREZDA
Kërkojnë 3 milionë euro
27 December, 2017 @18:04
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, që aktualisht është lojtar i Osijekut në elitën e futbollit kroat, ka bërë të ditur se klubi e vlerëson 3 milionë euro.
Në një intervistë të dhënë për Panorama Sportin sot, Grezda ka bërë të ditur se klubi po kërkon 3 milionë euro nga të interesuarit për kartonin e tij.
Ai nuk ka bërë të ditur emrat e klubeve që po e kërkojnë, ndërsa ndër të tjera ka shtuar se ëndërr e tij është të luajë në Serie A ose Bundesligë.
Gjithashtu, në pyetjen për golin më të bukur të shënuar në vitin 2017, 22 vjeçari ka thënë se golin e shënuar ndaj Turqisë, nuk do ta harrojë asnjëherë.