Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TELEGRAM NGA PEJA

KF Besa jep sinjale mbijetese

Pamje e 11-shes së Besës, kur garonte në Ligë të Parë, prill 2022/ TOPSPORTI/ D. S.

KF Besa jep sinjale mbijetese


16 January, 2023 @20:06

Tri herë kampionja e Kosovës, Besa, që aktualisht luan në Ligën e Dytë të Kosovës dhe është në rrezik për rënie në liga rajonale, ka lëshuar një njoftim ku bën të ditur se ekipi ka marrë shenjat e para në riorganizim dhe ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror, ku mëton të mbijetojë në Ligë të Dytë.

“Me ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë, qytetarë nga Peja në diasporë, KK, me një plan-program të afrimit të bizneseve të qytetit tonë, do të ndihmojmë klubin për të mbijetuar dhe për të vazhduar tutje duke u kthyer aty ku e kishim vendim gjithmonë, Superligë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FC Besa.

TABELA AKTUALE

Ekipi pejan ka nisur sot përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit, ndërsa ka bërë të ditur se për ndryshimet tjera në klub, do të njoftojë në ndërkohë.

Pas pjesës së parë të sezonit në Ligë të Dytë, Besa është e fundit në renditje me një fitore të vetme të arritur dhe ka edhe një barazim, që në total me 4 pikë nga 15 ndeshje është e fundit në renditje.

FC Besa


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë