Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpool

Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpool


17 January, 2023 @12:35

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ai nuk do të largohet nga klubi nëse nuk i kërkohet nga drejtuesit. Ndërsa gjatë bisedës me gazetarë ka bërë të ditur se do të ketë ndërrime të theksuara në ekip gjatë afatit kalimtar veror.

“Ose ndërrohet trajneri ose ndërrohet shumëçka në ekip. Deri tash më më është thënë të shkoj, prandaj unë nuk e kam ndërmend të largohem,” ka thënë Klopp, shkruan BBC Sport sot.

Liverpooli nuk po kalon sezon të mirë në Premier Ligë, ndërsa sulmuesi €80-milionësh Darwin Nunez “nuk ka ndezur” ende. Garda e vjetër e lojtarëve nuk është në formë që ka qenë, ndërsa Mo Salah s’po gjen golin e Roberto Firminos i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Ekipi nga Anfield Road ka përforcuar skuadrën me Cody Gakpon gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa nuk priten shtesa tjera në klub.

“Tash për tash nuk ka ndërrime. Duhet të luajmë më mirë që të arrijmë më shumë. Do të ketë kohë për të menduar për verën,” ka thënë ndër të tjera Klopp.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League