EGE KUPA 2017
Kollari: Këtu jemi për të fituar përvojë
16 January, 2017 @12:16
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës U-17, Besnik Kollari, në prononcimin e tij para nisjes së turneut të Kupës së Egjeut që fillon sot ka thënë se Kosova është këtu për të fituar përvojë.
“Ky turne tashmë është bërë tradicional, ndërsa ne po marrim pjesë për herë të parë dhe jemi të emocionuar. Qëllimi ynë është që ekipi në krijim të fitojë përvojë të madhe nga ndeshjet që do t’i zhvillojë këtu. Turqisë i falenderoj që është organizatore e një turneu të tillë,” ka thënë Besnik Kollari në konferencën për shtyp, njofton Federata e Futbollit të Turqisë sot (TFF).
Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen e parë të turneut dhe atë ndaj Turqisë.