RREGULLI I RI
Superliga kineze ashpërson rregullat, shpëtojnë ekipet europiane
16 January, 2017 @8:54
Mediat e huaja sot kanë bërë të ditur se Superliga kineze e futbollit i ka vënë limit ekipeve që të kenë maksimalisht nga 5 të huaj në ekip dhe prej tyre vetëm 3 në lojë gjatë të njejtës kohë.
Ky lajm ka gëzuar pa masë ekipet europiane kryesisht, të cilat filluan të dridhen nga milionat kineze, që merrnin cilindo lojtar e së fundi synim i tyre ka qenë edhe sulmuesi numër një i liderit të Premier Ligës, Diego Costa.
Në Superligën kineze gjithashtu vazhdon ndalesa për portierë të huaj, ndërsa qeveria e vendit ka shtyer këtë rregull për shkak të promovimit të futbollistëve vendor, por edhe të dallimeve tepër të mëdha në paga ndërmjet lojtarëve kinezë dhe atyre të huaj.