PËRPARIM LIVOREKA
Livoreka falenderon Feronikelin, tash misioni Drita
15 January, 2017 @18:05
Sulmuesi nga Kaçaniku, Përparim Livoreka, pas tre viteve e gjysmë ndërroi ambient. Livoreka pjesën e dytë të stinorit 2016/17 do të mbrojë ngjyrat e ekipit të Dritës, që drejtohet nga Ismet Munishi.
Livoreka ka qenë njeriu që ka shënuar gol në fitoren e Feronikelit ndaj Hajvalisë, kur ekipi nga Drenasi fitoi trofeun e parë në histori të klubit.
Më pas, ai vazhdoi me golat e tij, ndërsa ekipi përforcohej dhe me dy tituj kampioni, dy kupa dhe një superkupë të fituar, Livoreka tërë përvojën e tij do ta derdh te Drita, që po kërkon shpëtim nga rënia prej Superlige këtë stinor.
“Dëshiroj t’i falenderoj të gjithë ata që na mundësuan të arrijmë këtë sukses… si në ditë të mira ashtu edhe në të këqija… nga sot do të jem lojtar i një skuadre tjetër gjithashtu të madhe, Drita,” ka shkruar ndër të tjera Livoreka në shkrimin e tij përshëndetës prej ekipit në llogarinë zyrtare të tij në Facebook.