ZYRTARE

Bayerni transferon dyshen e Hoffenheimit
15 January, 2017 @13:05
Përmes një konfirmimi zyrtar, klubi i Bayernit ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me dyshen e Hoffenheimit Niklas Süle dhe Sebastian Rudy.
Dyshja në fjalë aventurën tek Bayerni do ta nis pas përfundimit të këtij sezoni, pra marrëveshja e nënshkruar vlen që nga qershori i vitit 2017.
Sebastian Rudy do të transferohet si lojtar i lirë, kurse për Sülen Bayerni do të paguaj afro 35 milionë euro.