SHQIP NË BOTË
Rashica shënon në fitoren ndaj Celinës
15 January, 2017 @16:21
Në takimin mes dy lojtarëve të përfaqësueses së Kosovës në Eredivisie, fituese doli skuadra e Milot Rashicës.
Për më tepër, Miloti ishte njëri ndër golashënuesit e Vitesses në fitoren 3-1 ndaj Twentes së Bersant Celinës. Rashica shënoi në minutën e 47’ të takimit për rezultatin 3-0.
Që të dy lojtarët e përfaqësueses së Kosovës ishin startues në këtë takim. Miloti u paraqit për 85 minuta, ndërsa Celina u largua nga loja në minutën e 60’ të takimit.