SUPERLIGA TURKE

Shala mposht Muriqin
15 January, 2017 @14:36
Në përballjen e dy kosovarëve me ekipet e tyre, Herolind Shala dhe Vedat Muriqi, fitues doli skuadra e Herolindit, Kasimpasa, që e mposhti skuadrën e Vedatit, Genclerbirligi, me rezultat 3-0.
Herolindi u inkuadrua në fushë në minutën e 69-të, ndërsa Vedati ishte titullar dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.