KUQEZINJTË

Kombëtarja me minigolf para Rumanisë
30 May, 2014 @22:59
Futbollistët kuqezinjë sot kanë pasur ditën e relaksit para ndeshjes me Rumaninë që luhet nesër në Yverdon të Zvicrës.
Në një postim në Facebook të disa nga lojtarëve, janë parë Edmond Kapllani, Sokol Cikalleshi, Ansi Agolli dhe të tjerë duke luajtur minigolf dhe duke qeshur - që tregon atmosferën e mirë të ekipit të Gianni De Biasit, para 3 miqësoreve të radhës.
Shqipëria pas ndeshjes me Rumaninë, do të takohet me Hungarinë dhe San Marinon, në kuadër të përgatitjeve dhe krijimit të ekipit sa më të mirë para kualifikimeve për EURO 2016 që nis në vjeshtë.