BERNARD CHALLANDES
Kompaktësi! Tejet i lumtur me fitore
2 September, 2021 @20:39
Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp pas fitores së parë të Kosovës në kualifikime për Botëror, ndaj Gjeorgjisë ka thënë se është tejet i lumtur me fitoren e Dardanëve.
“Siç kam thënë para ndeshjes, Kosova dhe Gjeorgjia janë afër njëra-tjetrës si skuadra. Në lojë kemi pasur dy skuadra që kanë treguar lojë të mirë dhe jo të mirë në periudha të ndryshme. Por, në fund, jam tejet i lumtur me fitoren e arritur,” ka qenë komenti i parë i Challandes në konferencë për shtyp, pas fitores së Kosovës 0-1 ndaj Gjeorgjisë.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
“Përndryshe dëshiroj ta uroj Gjeorgjinë, sepse ka treguar se është kundërshtar shumë i fortë dhe ka treguar lojë të mirë,” ka shtuar Challandes.
“Sa i përket lojës lufta një me një ka qenë vendimtare në shumë raste. Kemi treguar kompaktësi, kompaktësi të lartë dhe kështu arritëm te fitorja,” ka thënë zvicerani.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Më pas ai u pyet si u prit në Gjeorgji duke ditur se ky vend nuk ka pranuar Kosovën si shtet.
“Unë punoj për Kosovën dhe i respektoj të gjithë. Nuk ka pasur asnjë incident, gjithçka ka shkuar mirë. Nuk komentoj për politikë dhe jam shumë i lumtur që mirrem me futboll. Ajo që mund të them është se jemi respektuar nga të gjithë këtu. Me rëndësi është kjo,” është përgjigjur ai.