KOMITETI EKZEKUTIV KONFIRMON

BOROZANI/L.D.
Konfirmohen milionat e fituara
12 December, 2015 @9:22
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së dje ka mbajtur takimin e fundit para shortit për EURO 2016 që zhvillohet sonte, me fillim nga ora 18.
Këtu është diskutuar edhe për fitimet që do të marrin ekipet e kualifikuara. Në mes janë 301 milionë euro, që do të përfitojnë ekipet.
Të 24 reprezentacionet si mirëseardhje do të marrin nga 8 milionë euro. Në fazën grupore do të marrin 1 milionë euro për fitore dhe 500 mijë euro për barazim.
Nëse kalon grupin atëherë, në të tetën e finales merr 1.5 milionë euro, çerekfinale 2.5 milionë euro, gjysmëfinale 4 milionë euro.
Fituesi i EURO 2016 merr 8 milionë euro, ndërsa vendi i dytë 5 milionë euro tjera.
DYFISHIMI I PREMIVE:
Premitë për të kualifikuar thuajse janë dyfishuar nga UEFA-ja. Kjo pasi që totali në Poloni-Ukrainë 2012, ka qenë 184 milionë euro, e në Franca 2016, 301 milionë euro. |