GJITHÇKA GATI PËR SHORT

Parisi gati për short
11 December, 2015 @15:44
Parisi është gati. Pa kreun e UEFA-së të suspenduar për shkak të hetimeve për korrupcion nga FIFA, pjesa më e madhe e punëve është gati në vendin ku do të hidhet shorti i EURO 2016 nesër.
Delegacionet e reprezentacioneve kanë filluar të mbërrijnë në Paris sot, derisa Shqipëria pret me padurim të njoh kundërshtarët e parë në një garë të madhe, ku do të debutojë.
FSHF në Paris është nisur me këtë delegacion: Armando Duka (kryetar), Ilir Shulku (sekretar i përgjithshëm), Besnik Çela (zëvendës sekretar), Gianni De Biasi (përzgjedhës) dhe Alban Bushi (menaxher).
Ditë më parë janë nisur edhe: Denis Bastari (marrëdhënie me jashtë) dhe Giancarlo Padovan (marrëdhënie me publikun).