LOUIS VAN GAAL BESON

Të fitojmë Europa Ligën
11 December, 2015 @15:17
Trajneri i Manchester Unitedit që po kritikohet shumë, Louis Van Gaal, pasi që nuk arriti të kalojë fazën grupore të Ligës së Kampionëve dhe do të merr pjesë në Europa Ligë gjatë pranverës së ardhshme, ka thënë se ekipi i tij synon ta fitojë këtë trofe.
“E kam fituar Europa Ligën me Ajaxin dhe mund të them se jam krenar për këtë gjë. Për mua, kjo është një garë e madhe dhe natyrisht se do të shkojmë ta fitojmë atë,” ka thënë Van Gaal sot në konferencën për shtyp para ndeshjeve të fundjavës në Premier League.
Manchester United do të jetë mysafir i debutuesit të Premier Ligës, Bournemouth, të shtunën në ndeshjen që nis nga ora 18e30.