JOSE MOURINHO PARA NDESHJES
REUTERS/Arkiv
Shpresojmë në fundin magjik
11 December, 2015 @15:19
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës që Chelsea e zhvillon ndaj liderit Leicester City të hënën, trajneri portugez, Jose Mourinho ka thënë se ëndërron pozitën e katërt këtë stinor me ekipin e tij.
“Para dhjetorit isha i bindur që do të përfundojmë stinorin në pozitën e katërt. Por aspak s’kam besuar se do të na ndodhë ajo që na ndodhi me Bournemouthin. Tash na mbetet të shpresojmë për pozitën e katërt,” ka thënë ndër të tjera ai në konferencën e sotme për shtyp.
“Ne kemi rastin që të ëndërrojmë për një fund magjik dhe të përfundojmë në pozitën e katërt, që matematikisht është e mundur. Duhet të provojmë,” ka thënë më tutje Mourinho.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Chelsea i shkon Leicester Cityt të hënën si mysafir në King Power, ku përkundër rezultateve të deritashme, Chelsea është favorit për të fituar me koeficient 2.35, derisa liderit i ipet kuota 3.20 për fitore.