Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPI FRANCEZ

Konfirmohet: Lucas Hernandez mbetet jashtë Botërorit

Konfirmohet: Lucas Hernandez mbetet jashtë Botërorit


23 November, 2022 @10:28

Futbollisti i Francës, Lucas Hernandez, që u lëndua dje gjatë ndeshjes së gjelave me kengurët, ka mbyllur Botërorin për shkak se lëndimi i tij ka dalë të jetë jo edhe shpejt i kalueshëm.

Hernandez, mbrojtës i krahut, që luan te Bayerni u lëndua në minutën e nëntë të ndeshjes ndaj Australisë, ndërsa pas ndeshjes selektori francez Didier Deschamps ka thënë se ekipi nuk do të mund të llogaris te ai më.

“Kemi humbur edhe një element të rëndësishëm. Lucasi është luftëtar. Por rikthimi i tij nuk pritet të ndodhë gjatë Botërorit,” ka thënë përzgjedhësi i Francës.

Telashet e Francës me lëndime të lojtarëve më të mirë të saj janë duke vazhduar, pasi që pas lëndimeve të Ngolo Kantes, Paul Pogbas, Karim Benzemasë, Christopher Nkunkus, tashmë jashtë ekipit mbetet edhe Lucasi 26-vjeçar.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori