Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLEADORI I LIGËS SË PARË NË SUPERLIGË

Kontratë 3 vjeçare për sulmuesin e ri të ekipit

Fotot: SCGjilani

Kontratë 3 vjeçare për sulmuesin e ri të ekipit


3 July, 2024 @10:50

Njëri ndër sulmuesit më të dalluar të Ligës së Parë të Kosovës, Drin Ymeri është edhe zyrtarisht anëtar i ri i ekipit të Superligës, SC Gjilani.

Futbollisti që shënoi numër të madh të golave dy stinorë më parë për 2 Korrikun dhe e vazhdoi karrierën në stinorin e kaluar te FC Vjosa, tash e tutje do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

Gjilani që këtë stinor do të drejtohet nga Ardian Nuhiu ka arritur marrëveshje me sulmuesin në fjalë, ndërsa marrëveshja është për tre stinorët e ardhshëm, pasi që ekipi i kuq gjilanas ka bërë të ditur se kanë nënshkuar kontratë deri në verë të vitit 2027!

“Sport Club Gjilani komunikon marrëveshjen e arritur me futbollistin Drin Ymeri.
Palët janë dakorduar që të validojnë nënshkrimet deri në verën e vitit 2027.
Ymeri vjen nga radhët e klubit Vjosa nga Shtimja, duke qenë njëri ndër golashënuesit më të mirë të divisionit B në Ligën e Parë me gjithsej 21 gola të realizuara dhe pesë asistime.
25 vjeçari do të përforcojë repartin sulmues të skuadrës së Ardian Nuhiut.
Drejtori sportiv Ertan Demiri e ka mirëpritur Ymerin, duke i uruar fillimisht mirëseardhje dhe më pas shumë suksese në zgjedhjen që ka bërë për karrierën e tij.”
— ka shkruar SC Gjilani në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të klubit, scgjilani.com.


 
Të gjitha lajmet nga