PËRFAQËSUESJA
Kosova aranzhon miqësoren e radhës
30 April, 2016 @22:12
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet më 3 qershor me përfaqësuesen e Ishujve Faroe.
Lajmi është bërë zyrtar nga pala kundërshtare, e cila ka njoftuar opinionin me anë të faqes zyrtare të federatës së saj.
Megjithatë, Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk ka dalur me ndonjë njoftim në lidhje me këtë miqësore.
Miqësorja me Ishujt Faroe do të ishte e shtata për përfaqësuesen e Kosovës prej se ka fituar të drejtën e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, ndërsa me shumë gjasë edhe do të jetë ndeshja e parë si anëtare e plotë në UEFA dhe FIFA.