ATLETICO MADRID

Atleticos përsëri i mjafton një gol
30 April, 2016 @20:03
Lufta për titull në La Liga vazhdon të mbetet e paqartë.
Fitores minimale të Real Madridit sot, iu bëri shoqëri edhe rivali lokal, Atletico Madrid, i cili e mposhti Rayo Vallecanon me rezultat identik, 1-0.
Goli i fitores për kampionin aktual të Spanjës erdhi nga françezi, Antoine Grizmann në minutën 55’.
Për ndryshe, kjo është fitorja e katërt rresht e Atleticos me rezultat 1-0.
Fitorja e Atleticos e ngriti ate në krye të tabelës me 85 pikë, një më shumë se Reali dhe tre më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak.