Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RANKING - NËNTOR 2023

Kosova arrin në pozitën më të mirë ndonjëherë

Foto: FFK

Kosova arrin në pozitën më të mirë ndonjëherë


30 November, 2023 @13:08

Përfaqësuesja e Kosovës mbyll vitin në pozitën më të mirë ndonjëherë në histori të saj prej se është pranuar në FIFA dhe UEFA. Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në nëntor, ku i mori tre rezultatet e mundshme, fitore ndaj Izraelit, barazim ndaj Zvicrës dhe humbje ndaj Bjellorusisë, Kosova ka arritur në pozitën 101 të renditjes mujore të FIFA-së, që e bën këtë arritje më të madhe ndonjëherë për Dardanët.

Kosova asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq lart në renditjen e FIFAs, ndërsa ka shënuar ngritje të vazhdueshme prej shtatorit 2023, ku ka qenë në pozitën 111, për të arritur në tetor në pozitën 105 dhe tash në 101.

Kosova


 
Të gjitha lajmet nga