REFERIMI NDËRKOMBËTAR

Foto: FFK
Kosova bëhet me 16 gjyqtarë të FIFAs
24 January, 2023 @15:57
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur sot se numri i plotë i gjyqtarëve të licensuar për të drejtuar ndeshje ndërkombëtare futbolli është rritur në 16.
Kreu i FFK-së, Agim Ademi bashkë me kreun e gjyqtarëve, Përparim Hasani u kanë dorëzuar solemnisht stemat e FIFAs gjyqtarëve/eve ndërsa për herë të parë Kosova ka edhe treshen e gjyqtareve, pasi që pos Lumturije Muhadrit, janë licensuar edhe, Rita Vehapi dhe Fitore Govori.
Lista e plotë e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFAs:
Gjyqtarë kryesorë
1.Genc Nuza
2.Visar Kastrati
3.Mervan Bejtullahu
4.Rita Vehapi.
Asistentë
1.Fatlum Berisha
2.Bujar Selimaj
3.Lumturije Muhadri
4.Fatmir Sekiraqa
5.Edmond Zeqiri
6.Besnik Morina
7.Granit Hyseni
8.Arbnor Bullatovci
9.Fitore Govori.
Gjyqtarët e futsallit
1.Besar Beqiri
2.Besart Ismajli
3.Florentina Kallaba.