KOSOVA - BURKINA FASO
TOPSPORTI / A.P
Kosova - Burkina Faso, kë favorizojnë bastoret?
24 March, 2022 @11:00
Me fillim nga ora 18:00, sonte Kosova luan në Prishtinë ndaj Burkina Fasos.
Kjo ndeshje është një prej dy miqësoreve që Kosova i luan këtë muaj dhe njëkohësisht është e para për Kosovën nën drejtimin e francezit Alain Giresse.
Sipas bastores së mirënjohur bet365, Kosova është favorite për ta fituar këtë ndeshje.
Fitorja e Kosovës mban kuotën 1.95, barazimi kuotohet me 3.25, kurse fitorja e Burkina Fasos mban kuotën 3.40.