Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTSALL

Kosova mposhtet në miqësoren e dytë nga Holanda

Kosova mposhtet në miqësoren e dytë nga Holanda


6 April, 2021 @22:20

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot është takuar për herë të dytë me përfaqësuesen e Holandës në qytetin Ziest të Holandës.

Pas barazimit pa gola në miqësoren e parë që u zhvillua dje, ekipin ynë kësaj radhe pësoi humbje nga kundërshtari i njëjtë me rezultat 3-1.

Në pjesën e parë Dardanët krijuan disa mundësi të njëpasnjëshme para portës holandeze, por fati nuk ishte në anën e tyre. Në anën tjetër Holanda arriti t’i finalizojë disa prej rasteve të krijuara, falë edhe shpërqendrimit të mbrojtjes tonë.

Këto dy miqësore në Holandë do t’i shërbejnë Dardanëve që të përgatiten sa më mirë për sfidat e ardhshme në ciklet kualifikuese.


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga