Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Kosova, ‘në shëtitje’

BOROZANI/Erdis Driza

Kosova, ‘në shëtitje’


2 September, 2015 @8:13

Pas miqësores së anuluar, Kosova ka anuluar edhe ndeshjen mes veti të lojtarëve të përfaqësueses. 

Dita e sotme e përfaqësueses së Kosovës do të shfrytëzohet për ‘Team Buliding’, që Albert Bunjaki planifikon ta bëj, pasi që ka parë gjendjen aktuale të lojtarëve. 

Kosova do të jetë e pranishme në Prizren dhe Prevallë sot, për të forcuar edhe më tepër shpirtin ekipor, derisa në një prononcim për Kohën Ditore, Bunjaki ka thënë se ka të lënduar në ekip dhe disa klube kanë kërkuar që lojtarët e tyre të lirohen më shpejtë (Eroll Zejnullahu dhe Albert Bunjaku), që ka sjellë deri te ndërrimi i planit. 

Grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës do të përfundojë sot. 


 
Të gjitha lajmet nga