3x3 EUROPE
Kosova shënon histori në 3x3 me fitore ndaj Andorrës
30 June, 2019 @10:32
Ekipi 3x3 i Kosovës në basket ka arritur fitoren e parë dhe historike në një ndeshje zyrtare të këtij lloji të basketbolli, duke e mposhtur lehtë Andorrën.
Fitorja e Kosovës dukej që do të vinte në këtë ndeshje, pasi që ekipi i Andorrës që në fillim të takimit u pa se me cilësi është larg ndaj atij tonit.
Dhe Kosova marshoi lehtë drejtë fitores duke thelluar avantazhin dhe duke shkuar te fitorja e parë 21-6 në Grupin A, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Sllovenia.
Arti Hajdari edhe në këtë ndeshje ishte më efikasi me 8 pikë, pasuar nga Altin Sahiti 6, Albatrit Berisha 4 dhe Arian Memeti 3 pikë.
Me këtë ndeshje Kosova ka përfunduar misionin e saj në debutim të 3x3 me një fitore dhe një humbje, pasi që vetëm fituesi i grupit shkon tutje, që doli të jetë Sllovenia.