3x3 EUROPE
Sllovenia mposht lehtë dhe thellë Kosovën
30 June, 2019 @9:42
Skuadra e Sllovenisë në basketboll 3x3 është treguar tepër e fortë për Kosovën, që debutoi në këto gara zyrtarisht.
Në përballjen e parë të Grupit A të kualifikimeve për Evropian, ekipi 3x3 i Kosovës në basket, është mposhtur nga Sllovenia 21-8.
Fitorja e sllovenëve ka qenë e padiskutueshme që nga minutat e para, kur kapën epërsinë 5-1, të cilën në vijim vetëm se e thelluan për të shkuar te fitorja e parë dhe vendimtare e grupit.
Tetë pikët e Kosovës u shënuan nga Arti Hajdari 4, Arian Memeti 3 dhe Albatrit Berisha 1.
Ndeshja e radhës për Kosovën 3x3 luhet prej 10:15 ndaj Andorrës. Ekipi i Kosovës përbëhet nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Mehmeti, derisa koordinator është Agon Fehmiu. Vetëm fituesi i grupit shkon tutje. Ndërsa Kosova në grup ka Slloveninë dhe Andorrën.
Përndryshe, Sllovenia është ekip i cilësisë më të lartë botërore në gara të tilla. Sllovenia nga Botëroret ka 2 medalje të bronzëta, ndërsa nga Evropianet 1 të artë, 2 të argjendta dhe një të bronztë.