PËRCAKTOHET DATA E MIQËSORES
Kosova-Shqipëria, zyrtarizohet
5 November, 2015 @9:33
Edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), por edhe ajo shqiptare, (FSHF) kanë zyrtarizuar mbrëmë miqësoren ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Përballja është përcaktuar të nis në ora 14:00 në Prishtinë, me datë 13 nëntor, pasi që FFK ka marrë aprovim nga FIFA për ndërrim date siç kishte kërkuar FSHF-ja.
“Kjo kërkesë e FFK-së ishte një detyrim moral dhe është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Do të kemi festë në Prishtinë,” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku në konferencë për shtyp gjatë zyrtarizimit të ndeshjes.