Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DUELEVE KUALIFIKUESE

Kosova siguron miqësore në mars, konfirmon FFK-ja

Kosova siguron miqësore në mars, konfirmon FFK-ja


28 January, 2021 @10:55

Në prag të kualifikimeve për Botërorin 2022 Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Federatën lituaneze për miqësore në Prishtinë, më datë 24 mars 2021.

“Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ekipit që i prishi punë Shqipërisë në kuadër të Ligës së fundit të Kombeve, Lituanisë, ndërsa pas këtij dueli Kosova nis menjëherë duelet e fuqishme kualifikuese.

Së pari vjen Suedia në Prishtinë, e pastaj dardanët udhëtojnë drejt Spanjës - në javën e fundit të marsit.

“Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë. Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës,” ka bërë të ditur FFK-ja sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga