GJYQTARËT E NDESHJES
Kosova-Sllovenia, nën referimin anglez
11 October, 2020 @11:11
Nga Anglia është katërshja e referëve që do të ndajnë drejtësinë në përballjen e Kosovës sonte ndaj Sllovenisë.
Përballja nis në ora 20:45 në Fadil Vokrri të Prishtinës, ndërsa referi kryesor i ndeshjes do të jetë Andrew Madley.
Madley do të ndihmohet nga dyshja anësore Daniel Richard Cook dhe Constantine Hatzidakis, ndërsa referi i katërt i ndeshjes do të jetë Paul Tierney.