Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA STËRVITJET

Kosova U-21 me shpresa para ndeshjes së parë

Afrim Tovërlani, selektor i Kosovës U-21, gjatë stërvitjeve të sotme me ekipin kombëtar të Kosovës.

Kosova U-21 me shpresa para ndeshjes së parë


Teksti: FFK

11 June, 2023 @21:52

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Afrim Tovërlani, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025 kundër Estonisë, e cila zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”. Derisa stërvitjen e parë e zhvilluan në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, sot Dardanët U21 kanë stërvitur në Kampin Nacional në Hajvali.

Kosova U21

Atmosfera në kampin e Dardanëve 21-vjeçar është shumë e mirë, derisa po vazhdon puna me përkushtim për t’u përgatitur sa më mirë dhe për ta nisur mbarë këtë cikël kualifikues.Kosova U-21 gjindet në Grupin D kualifikues, ndërsa kundërshtarët e grupit janë Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia - të gjitha U-21.


 
Të gjitha lajmet nga