KOSOVA U17
Kosova U17 e nis me fitore
21 May, 2017 @22:41
Përfaqësuesja e Kosovës U17 e ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar në Irlandë.
Djemtë e drejtuar nga Besnik Kollari kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Danimarkës pas gjuajtjes së penalltive me rezultat 5:4. Koha e rregullt u mbyll 1-1.
Të parët në epërsi kaluan danezët me golin e shënuar nga Pederson në minutën e 53’, ndërsa golin e barazimit për Kosovën e realizoi Florian Hysenajnë minutën e 72’. Në gjuajtjet e penalltive futbollistët e Kosovës u treguan më të saktë. Nga penalltitë shënuan Robert Rrahmani, Edin Hyseini, Muhamet Hyseni dhe Dorian Osmanollaj.