KOSOVA U21 - IRLANDA U21
Kosova U21 baraz ndaj Irlandës U21
7 September, 2018 @20:52
Në takimin e luajtur sonte në Mitrovicë, përfaqësuesja e Kosovës U21 barazoi 1-1 ndaj Irlandës U21.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa nga një herë në pjesën e dytë shënuan të dyja përfaqësueset.
Epërsia e Kosovës U21 erdhi nga goli i Florent Hasanit, mirëpo mysafirët nuk u dorëzuan dhe e arritën golin e barazimit në minutën e 82’ të ndeshjes.
Ky barazim e mban Kosovën edhe më tutje në vendin e tretë dhe ia zvogëlon shumë gjasat për arritjen e vendit të dytë, sidomos kur dihet që Kosova ka më shumë ndeshje të zhvilluara sesa kundërshtarët e saj në grup.
GRUPI 5 - RENDITJA
1 | GJERMANIA U21 | 7 NDESHJE | 16 PIKË | |
2 | IRLANDA U21 | 7 NDESHJE | 14 PIKË | |
3 | KOSOVA U21 | 9 NDESHJE | 12 PIKË | |
4 | NORVEGJIA U21 | 7 NDESHJE | 11 PIKË | |
5 | IZRAELI U21 | 8 NDESHJE | 8 PIKË | |
6 | AZERBAJXHANI U21 | 8 NDESHJE | 2 PIKË |