KOSOVA U21

Foto: FFK
Kosova U21 e pafuqishme për Çekinë U21
12 October, 2021 @19:49
Për herën e dytë brenda pak ditëve, Çekia U21 ka arritur ta mposhtë Kosovën U21 në grupin kualifikues G drejt Kampionatit Evropian.
Ndeshja e sontme përfundoi 3-0 për çekët, për të cilët golat u shënuan nga Sejk (10’), Gabriel (38’) dhe Fila (57’).
Pas 4 ndeshjeve të luajtura, Kosova ndodhet e parafundit në grup me 1 fitore e 3 humbje, kurse Çekia i prin grupit me 12 pikë, 3 më shumë se Shqipëria e vendit të dytë. Anglia, me një ndeshje më pak, ndodhet e treta me 7 pikë, e më pas vijnë Sllovenia (4 pikë), Kosova (3 pikë) e Andorra (0 pikë).
Ndeshjen e ardhshme në këtë grup Kosova U21 e luan ndaj Shqipërisë U21 më 16 nëntor.