Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED

Probleme për United, Varane mungon disa javë

Probleme për United, Varane mungon disa javë


12 October, 2021 @17:39

Për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen ndaj Spanjës në finalen e Nations League, Raphael Varane do të jetë jashtë fushave për disa javë.

Lajmi u bë i ditur nga Manchester United, klubi ku luan mbrojtësi francez për momentin.

Tashmë problemet për Solskjaer shtohen, pasi që i lënduar momentalisht është edhe Harry Maguire, e të shtunën ndaj Leicesterit me shumë gjasë në fushë do të jetë dyshja Lindelof - Bailly.

Për më tepër, Varane do t’i mungojë Unitedit në një prej pjesëve më të rëndësishme të sezonit, ku United përballet radhazi me Leicesterin, Atalantën, Liverpoolin, Tottenhamin, përsëri Atalantën, e më pas Manchester Cityn.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League