Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FSHF

Shqipëri - Poloni, njoftim për shikuesit

Shqipëri - Poloni, njoftim për shikuesit


Teksti: FSHF

12 October, 2021 @14:08

Para pak orëve, FSHF ka postuar një njoftim për shikuesit që do të jenë sot në Tiranë për ndeshjen Shqipëri - Poloni, ndeshje e vlefshme për kualifikimet drejt Botërorit të Katarit.

Njoftimi i plotë:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.
– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj
– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.”


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror