KOSOVA U19

Edhe një humbje, Kosova U19 përfundon grupin pa pikë
12 October, 2021 @16:58
Tri humbje në po aq ndeshje për Kosovën U19 në grupin e fazës së parë kualifikuese drejt Kampionatit Evropian.
Pas humbjeve nga Norvegjia U19 dhe Gjeorgjia U19, sot Kosova U19 u mposht nga Uellsi U19, për ta mbyllur kështu grupin me 0 pikë.
Ndeshja e sotme ndaj Uellsit u mbyll me rezultatin përfundimtar 0-3, e golat e uellsianëve u shënuan nga Hughes (16’, 57’) dhe Harris (45+3’).
Krahas tri humbjeve, Kosova U19 këtë grup e ka mbyllur pa e shënuar asnjë gol, ndërkohë që dy vendet e para të grupit i morën Gjeorgjia e Norvegjia.