Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLIM I MBARË

Kosova U21 i nis mbarë kualifikimet, mposht Estoninë

Foto: FFK

Kosova U21 i nis mbarë kualifikimet, mposht Estoninë


20 June, 2023 @21:56

Futbollistët e Kosovës U21 kanë nisur mbarë kualifikimet për evropian, derisa kanë mposhtur në Fadil Vokrri sonte bashkëmoshatarët estonez me rezultat 2-0 [Arian Llugiqi 40’, Andi Hoti 70’]. Ka qenë futbollisti i Ingolstadtit Llugiqi që i dha epërsinë Kosovës së drejtuar nga Afrim Tovërlani pak para fundit të pjesës së parë, pas një beteje në zonë, ku ky i fundit s’u dorëzua derisa futi topin në rrjetë të kundërshtarit.

Kosova U21

E në pjesë të dytë, duke pasur edhe kontrollin e lojës, ka qenë Andi Hoti që ka ardhur nga prapa për të qëlluar si me çekan portën kundërshtare për 2-0 nga pozita e qendërmbrojtësit pas kornerit dhe për t’ia siguruar Kosovës U-21 nismën e mbarë në kualifikime, ndaj ekipit që konsiderohet më i dobëti i grupit. Hoti që ka qenë pjesë e Interit U19 aktualisht luan te Freiburg II. Përndryshe, Kosova 5 minutat e fundit të ndeshjes i luajti pa mbrojtësin Elvis Letaj i cili mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85 të ndeshjes, për tu ndëshkuar me të kuqe.

Besfort Zeneli

Derisa ndeshjet tjera të Grupit D kualifikues për EURO U21 luhen në shtator, Kosova U21 merr kryesimin e grupit me ndeshjen e parë aty, ndërsa kundërshtarë tjerë në grup janë Bullgaria, Gjermania, Izraeli dhe Polonia. Fillimisht më 8 shtator do të luajnë si mysafirë të Gjermanisë, e më pas më 12 shtator do të ballafaqohen në “Fadil Vokrri” me Gjermaninë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Izraeli e Bullgaria.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian