KOSOVA U21 - NORVEGJIA U21
Kosovë fenomenale, fitore me përmbysje ndaj Norvegjisë
1 September, 2017 @20:55
Me një paraqitje fantastike në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, përfaqësuesja e Kosovës U21 ka arritur ta fitojë takimin ndaj përfaqësueses së Norvegjisë me rezultat 3-2, për të arritur kështu në kuotën e 6 pikëve në grup.
Kosova e gjeti veten në disavantazh të dyfishtë brenda 36 minutave të para, me norvegjezët që shënuan përmes Thorsbyt e Odegaardit, mirëpo më pas, të udhëhequr nga Hasani e Bytyqi, Kosova e arriti përmbysjen dhe e mbylli takimin me 3 pikë të fituara.
Me 2 gola ‘ekspres’ të Florent Hasanit e Enis Bytyqit në fundin e pjesës së parë, Kosova shkoi në pushim me rezultat të barabartë, ndërsa fitorja u arrit në minutën e 87’ pikërisht nga Enis Bytyqi, anëtari i Wurzburger Kickers, i cili shënoi një super gol, për t’ia dhuruar kështu fitoren e parë në fushë skuadrës së drejtuar nga Rafet Prekazi.
Kjo është fitorja e parë në fushë për Kosovën, pasi që 3 pikët e para të fituara për këtë përfaqësuese erdhën në tavolinë (0-3) në takimin si mysafire ndaj Norvegjisë.
Pas 3 ndeshjeve në grup, Kosova ka 6 pikë dhe momentalisht ndodhet në vendin e parë, mirëpo kundërshtarët e Kosovës kanë më pak takime të zhvilluara.
Takimin e radhës Kosova U21 e luan ndaj si mysafire ndaj Gjermanisë U21 të martën e ardhshme (5 shtator).