ZVICRA-ANDORRA
Zvicra perfekte, Xhaka, Shaqiri e Mehmedi startues
31 August, 2017 @23:23
Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar edhe fitoren e shtatë me radhë në Grupin B kualifikues për Kampionatin Botëror Rusia 2018, duke e mposhtur Andorrën sonte, 3-0.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, kanë qenë në 11-shen e parë të ekipit sonte, derisa Haris Seferovic ka shënuar dy gola dhe Stephan Lichtsteiner me një tjetër kanë vulosur fatin e takimit.
TABELAT AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Me 21 pikë maksimale nga 7 ndeshje, gjithçka në këtë grup pritet të vendoset në duelin vendimtar kur Portugalia pret Zvicrën, në ndeshjen e fundit të grupit, që zhvillohet më 10 tetor.