Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI E: JAPONIA - KOSTA RIKA

Kosta Rika merr fitoren e parë, me një shut të vetëm

Kosta Rika merr fitoren e parë, me një shut të vetëm


27 November, 2022 @15:47

Japonia dështoi të bëj hapin drejt kualifikimit nga faza grupore e Botërorit, pasi që goditja e vetme e këtij për Kostarikën, përfundoi në portën e tyre, kur Keysher Fuller i dha fitoren, që mund të quhet befasuese për vendin e Amerikës së Mesme.

Pas fitores shokuese ndaj Gjermanisë, Japonia u gjet në bllokadë defanzive nga Kosta Rika dhë nuk arriti assesi të shënonte, bile disa herë kostarikanët bënë faulime të qëllimshme taktike për t’i ndalë japonezët nga mundësia për gol.

Keysher Fuller

E, e gjithë kjo iu shpagua atyre në fund, kur ka qenë Fuller, që shënoi një gol të bukur pas gabimit të mbrojtjes së Japonisë, për t’ia dhënë fitoren e madhe ekipit të drejtuar nga trajneri Luis Fernando Suarez.

Japonia 0-1 Kosta Rika [Keysher Fuller 81]

Grupi nxehet edhe më tash, pasi që në mbrëmje luajnë Spanja e Gjermania, ndërsa Japonia e Kosta Rika veçse kanë nga tri pikë!


 
Të gjitha lajmet nga Botërori