VAZHDON KONTRATËN
Krasniqi vazhdon me Kedahun
25 November, 2015 @12:56
Liridon Krasniqi ka nënshkruar kontratë të re me ekipin e tij aktual, Kedah, ka bërë të ditur vetë lojtari përmes Facebookut sot.
Krasniqi i cili u bë kampion me ekipin e tij këtë stinor, ka pranuar që të vazhdojë kontratën me Kedahun në futbollit malajzias.
Ai fiton mbi gjysmë milionë euro për stinor në këtë ekip.
Krasniqi 24 vjeç është mesfushor dhe para se të shkojë për në Azinë e largët, ka luajtur edhe për Mlada Boleslavin në Sllovaki, pastaj Fethiyesporin në Turqi.
Ai është paraqitur për Shqipërinë U-21 njëherë, para se të luajë për Kosovën, tashmë në 3 ndeshje.