Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - DRENICA

Kreshnik Uka në formë, Drenica e Nikli rrezikojnë mbijetesën

Kreshnik Uka në formë, Drenica e Nikli rrezikojnë mbijetesën


25 February, 2021 @15:14

Me fitoren e Drenicës është mbyllur dueli mes skuadrave të qyteteve fqinje.

Drenica arriti ta mposhtë 1-3 (Marko Simonovski 39’ / Kreshnik Uka 18’ 79’, Erlis Frashëri 45+1’) Feroniklin, e kjo fitore e afron Drenicën me skuadrat që ndodhen jashtë zonës së rrezikshme.

TABELA AKTUALE

Kreshnik Uka ishte golshënues i dyfishtë për Drenicën sot, kurse goli tjetër erdhi nga Erlis Frashëri në fundin e pjesës së parë. Fundi i pjesës së parë ishte moment kyq në këtë ndeshje edhe për faktin që Besmir Bojku i vendasve u përjashtua nga loja, për ta lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë dhe rrjedhimisht për t’ia lehtësuar Drenicës menaxhimin e epërsisë në pjesën e dytë.

Goli i nderit për Niklin në këtë takim u shënua nga Marko Simonovski në minutën e 39’.

Momentalisht, Nikli ndodhet vetëm një pikë larg Drenicës, ndërkohë që të dyjat e rrezikojnë qëllimin në elitë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga