Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI F: KROACIA - KANADAJA

Kroacia bëhet lidere dhe eliminon Kanadanë

Kroacia bëhet lidere dhe eliminon Kanadanë


27 November, 2022 @19:00

Kanadaja është skuadra e dytë e eliminuar edhe matematikisht nga Botërori, pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të saj. Por kanadezët do të mund të krenohen nga Botërori i dytë i tyre në histori me dhënien e golit të parë dhe më të shpejtit deri tash në “Katar” kur Alphonso Davies shënoi pas 68 sekondave lojë për t’i befasuar kroatët.

E pas kësaj në lojë foli vetëm Kroacia që së pari u përkujdes që të mbyllë pjesën e parë në epërsi me dy gola të shpejtë, ndërsa në pjesë të dytë duke shfrytëzuar kundërsulmet shënoi fitoren e parë në kampionat, për të marrë lidershipin e grupit, Kroacia 4-1 Kanadaja [Andrej Kramaric 36, 70, Marko Livaja 44, Lovro Majer 90+4 - Alphonso Davies 2].

TABELAT, REZULTATET dhe ORARI

Dy asistime në këtë ndeshje i regjistroi këmbëshpejti Ivan Perisic, kur asistoi në golin e parë dhe të tretë të ekipit, ndërsa Zlakto Dalic tash e tutje nis të mendojë për ndeshjen e fundit të grupit, ndaj Belgjikës, ku i nevojitet së paku barazimi për të kaluar tutje nga grupi.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori