HEKURAN KRYEZIU
Kryeziu tregon nëse do të luajë kundër Bullgarisë
21 March, 2019 @21:47
Njëri prej futbollistëve kosovarë që e shikoi ndeshjen jashta fushës së blertë, është Hekuran Kryeziu, i cili është i lënduar dhe e ka të dyshimtë paraqitjen ndaj Bullgarisë që do të luhet pas katër ditësh.
Kryeziu, në një prononcim të tij për media pas ndeshjes, tha se shpreson se do të shërohet plotësisht deri në ndeshjen ndaj Bullgarisë.
“Nuk e di a do të luaj, por shpresoj të luaj. Po të mos kisha shpresuar, nuk do të isha këtu. Megjithatë sonte nuk mund të jap përgjigje konkrete në lidhje me këtë, pasi që është herët dhe ka kohë të mjaftueshëm për rikuperim,” tha ai.
Kryeziu gjithashtu foli edhe për ndeshjen kundër Bullgarisë.
“Duam të bëjmë një start të mirë në kualifikime. Ata kanë histori, ndërsa ne tani po fillojmë ta shkruajmë historinë tonë. Me përkrahjen e tifozëve tanë, besoj se do t’ia dalim edhe ndaj Bullgarisë,” përfundoi mesfushori.
Futbollisti i Zurichut e kishte lënduar shpinën në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran dhe ishte detyruar që ta lë ndeshjen në gjysmë për t’u zëvendësuar.