STADIUMI I RI

Fotot: FSHF dhe Kukesi/fb
“Kukës Arena” karakteristikat dhe inaugurimi
Përmblodhi: Dren Shporta
23 April, 2022 @13:33
Qyteti i Kukësit është duke gumëzhirë në secilën pore, ndërsa organizimi i madh që po bëhet për të bërë hapjen zyrtare sa më të mirë, po ndihet në secilën pjesë të qytetit.
Qyteti verilindor i Shqipërisë më në fund po bëhet me një stadium që e meriton kjo anë, ndërsa investimi infrastrukturor me 50% nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe 50% Qeveria e Repubikës së Shqipërisë, sonte do të nis jetën sportive.
Në ndeshjen hapëse dhe inaugurimin që mëtohet të bëhet madhështor, pritet të jetë mysafir edhe Kyreministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa mediat tiranase kanë bërë të ditur se reperi, Gold AG, do të performojë para ndeshjes, me fillim prej orës 19:00. Natyrisht nuk mungojnë as krerët e FSHF-së, me Armando Dukën në krye.
E në ndeshje, ata që do ta përdorin më në fund dhe atyre që iu është dashur më së shumti stadiumi, KF Kukësi pret KF Laçin në përballjen mes pozitës së tretë dhe të dytë, derisa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për fund të stinorit.
TABELA AKTUALE E SUPERIORES:
1. Tirana 66p.
2. Laci 50p.
3. Kukësi 45p.
4. Partizani 42p.
Janë bërë gati katër vite të plota prej kur KF Kukësi luan gjëtiu, saktësisht që prej 23 maj 2018 ka qenë larg shtëpisë. Ajo ka qenë ndeshja Flamurtarit të Vlorës, në ish Zeqir Ymeri.
Stadiumi: Kukësi Arena
Prej asaj dite, gati 4 vite të plota, apo përkthyer në ditore, 1 mijë e 430 ditë të kaluara - që sipas kukësianëve kanë pasur ndikim në rezultatet e klubit, pavarësisht se financiarisht klubi ka qëndruar mirë.
Investimi, thuhet të ketë kaluar 10 milionë dollarëshin amerikan, ndërsa kapaciteti i saktë është 6 mijë e 322 ulëse.
I përket kategorisë së tretë të stadiumeve të parapara nga UEFA, ndërsa FSHF ka bërë të ditur se aty mund të mbahen edhe aktivitete elitare ndërkomëbtare si dhe mund të përdoret si qendër multifunksionale.
Kukësit si qytet dhe klub, urime, ndërsa në Kosovë do të duhet të mendohet mirë se a është në rregull që ende s’ka asnjë stadium të ndërtuar ose së paku të rinovuar që i përket kategorisë së tretë të UEFA-së, pastaj pse nuk ka asnjë stadium tjetër pos “Fadil Vokrri” që plotëson standardin më të ulët të kërkuar nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare dhe pse në shumicën dërrmuese të fushave ku luajnë skuadrat, shtrohet bar sintetik, kur gjeografikisht dhe klimatikisht nuk përkon asgjë me një gjë të tillë - por edhe pse FFK pranoi që në këtë stinor të luhen ndeshjen në fusha me bar sintetik, kur vetë kishte paralajmëruar që në sezonin 2021/22 ndeshjet e Superligës së Kosovës do të luhen në terrene me bar natyral! E shumë pse tjera…