SUPERIORJA
Kukësi e ndal Skënderbeun
10 April, 2016 @18:12
Skuadra e Kukësit i ka dhënë një mundësi tjetër skuadrës së Partizanit në luftë për titull, derisa për vete e ka bërë më stabile pozitën e tretë, pas fitore së sotme ndaj kandidatit kryesor për titull, Skënderbeut.
Ekipi verilindor shënoi fitore me rezultat minimal, 1-0, me golin e shënuar nga mbrojtësi Ylli Shameti në minutën 20’.
Humbja në stadiumin Zeqir Ymeri, është e para për Skënderbeun pas 10 ndeshjeve pa humbje, derisa për Kukësin kjo ishte fitorja e tretë rresht në Kategorinë Superiore.
INFO:
Kukësi ka kapur një formë tepër të mirë në Superiore, tashmë duke e regjistruar fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit dhe duke u dëshmuar si forca e tretë e futbollit shqiptar. | |||
Sa i përket lojtarëve nga Kosova në këtë ndeshje te Kukësi startues ka qenë Besar Musolli, ndërsa te Skënderbeu, Bajram Jashanica dhe Liridon Latifi. | |||
Gjirokastriti Ylli Shameti ka vendosur fatin e ndeshjes në minutën e 20 të takimit me golin e tij pas një tollovie në zonë pas kornerit. |